PSD reagon pas arrestimit të Dardan Molliqajt

Dren Kukaj nga Partia Socialdemokrate ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të kësaj partie, Dardan Molliqajt.

Sipas Kukajt, fletarrestimi për Molliqajn është lëshuar pasi që ai është arrestuar nga Policia.

“Ajo që kemi kuptuar është se fletarresti është lëshuar pasi është realizuar operacioni policor, nëse nuk gaboj ka qenë 15 minuta pasi që ka shku në stacion policor që ka filluar të përpilohet dhe pastaj është lëshuar fletarresti”, ka thënë Kukaj.

Tutje, Kukaj arrestimin e Molliqajt e ka konsideruar të motivuar nga politika.

“Nuk kemi të bëjmë me një rast të thjeshtë procedural penal, këtu kemi të bëjmë me një orvatje të shtetit të Kosovës, përkatësisht  të partisë në pushtet kundrejt Dardan Molliqajt, për shkak të incidentit që ka ndodhur të shtunën”, ka thënë ai.

Policia jep detaje për arrestimin e Dardan Molliqajt