PSD proteston me 6 korrik, kërkon dorëheqjen e ministrit Murati

Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) do të organizojë një protestë më 6 korrik përmes të cilës kërkon dorëheqjen e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Protesta do të mbahet nga ora 19:00 në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë,  dhe shkas janë bërë dekorimet e ministrit Murati për UÇK-në

Dardan Molliqaj, kryetar PSD-së tha të premten gjatë një konferencë për media se ministri Murati nuk ka vend në qeverisje, përderisa nuk njeh vendin që UÇK ka në historinë e Kosovës për çlirim.

“Lufta jonë për liri nuk filloi e as nuk vazhdoi duke e bërë kontabilitetin e numrave. Kjo qasje në thelb është kundër luftës dhe nuk ka sens lirie. Kjo rrymë politike e lufton çlirimin, sepse ka nënshtrat durimin dhe përkuljen” ka thënë kreu i PSD-së.

Ndaj deklaratave të ministrit Murati, kanë reaguar partitë opozitare dhe personalitet publike. Ndërsa vetë ministri Murati ka kërkuar falje, për deklarime tije ndaj UCK-së.

Ministri Murati u kërkon falje luftëtarëve të UÇK-së