PSD proteston kundër tiketës ngjitëse në automjete dhe kërkon shkarkimin e Hysen Durmishit

Aktivistët e Partisë Social Demokrate kanë ndërmarr një aksion simbolik në hyrje të objektit të qeverisë së Kosovës, ish objekti i Rilindjes, për të kundërsghtuar aplikimin e ngjitjës së tiketave në automjete.

Para objektit të ish-Rilindjes ata kanë vënë një pano në formë të kartëmonedhës 5 euroshe, në të cilën kishin vendosur me fytyrën e zëvendësministrit  të Infrastrukturës, Hysen Durmishi për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë për tiketën ngjitëse në automjete.

Zëdhënësja e partisë Teutë Rrusta u shpreh se “rrugës duke ardhur në aksion e kuptuam që zëvendësministri Durmishi ka pezulluar vendimin për tiketa ngjitëse. Pas një presioni të madh publik, pas një aksioni të fuqishëm të opozitës dhe pas adresimit të madh të mediave për të adresuar këtë çështje, zv/ministri vendosi të pezullojë vendimin”.

“Kjo erdhi sipas asaj që u zbulua që aty po bëhet edhe një plaçkë e radhës. Ai pikërisht tash duhet të japë llogari dhe pikërisht tash duhet edhe të shkarkohet’’, tha ajo.

Ditë më parë aktivistet e PSD-së kishin ndërmarr aksion për çështjen e njëjtë, por për dallim nga hera e fundit, kësaj radhe nuk pati arrestime e as përplasje midis policëve dhe protestueseve edhe pse polica ishte prezentë me njësitë e saja.

Arrestohen tetë aktivistë të PSD-së (FOTO)