PSD me biberonë para Qeverisë kundërshton mbylljen e kopshteve - FOTO

Në shkallët e objektit të Qeverisë së Kosovës janë vendosur me dhjetëra biberon nga Partia Sociale Demokrate pasditen e sotme.

Vendosja e biberonëve kishte një arsye, PSD përmes këtij aksioni ka kundërshtuar mbylljen e kopshteve nga Qeveria e Kosovës, në krye me Albin Kurtin.

Vendimi i qeverisë për mbyllje të kopshteve në të gjithë vendin, për një kohë, erdhi si pasojë e shifrave të larta të të infektuarve me coronavirus.

“Vendimet e qeverisë janë instrumentalizuese sepse nuk e kanë synim mbrojtjen e shëndetit publik. Janë kontradiktore sepse nuk kanë koherencë e kuptim. Si mund të mbyllen çerdhet dhe shkollat, teksa kufitarit, tregjet e mëdha, tubimet e takimet elektorale, xhamit e kishat, vazhdojnë të jenë të hapura? Nuk gjendet asnjë bazë matëse që i bënë çerdhet e shkollat më të rrezikshme sesa vendet e tjera të grumbullimit. Vendimet janë politike dhe po i shërbejnë pushtetit”, thuhet në reagimin e PSD-së.

Sipas PSD-së vendimet e Qeverisë Kurti janë regresive, është qeveri e dëmshme dhe e rrezikshme dhe vendimi i qeverise për mbylljen e kopshteve, PSD thotë se, do t’i mbyllë në shtëpi.

“Me vendimet e saja, qeveria ka zgjedhë t’i mbyll nënat me fëmijët në shtëpi. Pushteti po riprodhon shtypjen që gruaja e përjeton në shoqërinë tonë patriarkale. Ato gra që mund të marrin pushim, e shfrytëzojnë atë si pushim vjetor. E në rastin kur i lejohet një prindi të merr pushimin për t’u kujdesur për fëmijët, ai prind domosdoshmërish do të jetë gruaja e cila potencialisht mund ta humb vendin e punës”, thuhet tutje.

Masat e reja kundër COVID-19 të cilat hynë në fuqi nga nesër