Aksioni simbolik i PSD-së mbi Urën e Ibrit. Foto: Florinda Kelmendi/KALLXO.com

PSD me aksion simbolik mbi Urën e Ibrit, ilustron "rrugëtimin e Kurtit" duke përfunduar me "autonominë e veriut"

Me një pankartë ku paraqitet “Rrugëtimi i Kurtit” nëpër një rrugë që ndahet në dy drejtime, njëra që përfundon me “Izolimin e Kosovës”, e tjera me “Autonominë e Veriut”, aktivistët e Partisë Socialdemokrate (PSD) kanë zhvilluar një aksion simbolik mbi urën e lumit Ibër, e cila e ndanë Mitrovicën në dy pjesë: jug dhe veri.

Teksa pritet të fillojë aksioni, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut kalon mbi këtë urë, raporton KALLXO.com.

Në vendin e ngjarjes shihen automjete të Policisë së Kosovës dhe të KFOR-it.

Në njërën anë të pankartës së PSD-së, andej kah rruga që mbyllet me “Izolimin e Kosovës” shkruan: “Mbyllja e strukturave paralele në veri”, “Mbyllja e strukturave paralele në Dragash, Prizren, Suharekë , Rahovec”, “Vendimi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut për hapjen e Urës së Ibrit”, “Gjobat për targat ilegale” dhe “Ndalimi i referendumit të Serbisë”.

Ndërsa në anën e rrugës së ilustruar e cila mbyllet me “Autonominë e Veriut” është shënuar: “Tentimi për hapjen e Urës së Ibrit”, “Vendimi për dinarin”, “Dërgimi me Polici i kryetarëve të komunave të veriut”, “Dorëheqja e serbëve nga institucionet”, “Ndalimi i zgjedhjeve të Serbisë” dhe “Vendimi i parë për dërgimin e Njësive Speciale në veri”.

Aksioni simbolik i PSD-së mbi Urën e Ibrit. Foto: Florinda Kelmendi/KALLXO.com
Foto: Florinda Kelmendi/KALLXO.com
Foto: Florinda Kelmendi/KALLXO.com