VIDEO: Frasher Krasniqi/RTK/Rilind Gervalla
PSD me aksion pas zgjedhjes së financuesit të LVV-së drejtor të RTK 1, RTK 3 dhe RTK 4
Partia Socialdemorkate ka zhvilluar sonte një aksion simbolik gjatë transmetimit të lajmeve të mbrëmjes në Radiotelevizionin e Kosovës.
Me një pankartë në duar ku shkruante “Radio Televizioni i Kurtit” është paraqitur mbrapa moderatores së lajmeve njëri nga aktivistët e PSD-së.
Videon e aksionit e ka publikuar një rrjetin social Facebook, Frashër Krasniqi.
Moderatorja e lajmeve, Alketa Gashi-Fazliu ka kërkuar falje pas ndërprerjes së edicionit të lajmeve në RTK. Ajo tha se një aksion i tillë ishte i paorganizuar nga dikush brenda televizionit.
“Kërkoj tepër ndjesë për atë që ndodhi pak minuta më përpara ku në mënyrë të paorganizuar dhe në mënyrë të padijshme si nga ana e stafit si nga ana e redaksisë ndodhi ajo… Ju kërkoj ndjesë publikisht në mënyrë profesionale dhe personale…”- tha ajo.
Ky aksion vjen pasi dje bordi i Radiotelevizionit të Kosovës emëroj Rilind Gervallën drejtor i kanaleve në gjuhën shqipe RTK 1, 3 dhe 4.
KALLXO.com raportoi se Gërvalla kishte qenë financues i Lëvizjes Vetëvendosjes në vitin 2020 dhe ishte parë edhe në fotografi me anëtarë të kësaj partie edhe në mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm në vitin 2020.
Sipas rregullores për zgjedhjen e menaxhmentit të lartë të RTK-së, kandidati duhet të mos ketë qenë deputet, ministër, zyrtar i lartë i pushtetit qendror apo lokal, apo anëtar i forumeve drejtuese të subjekteve politike në tri vitet e fundit.
Financuesi i Vetëvendosjes zgjidhet drejtor i kanalit në gjuhën shqipe RTK1, 3 dhe 4
Reagime pas zgjedhjes së financuesit të LVV-së në postin e drejtorit të televizioneve të RTK-së