PSD kërkon lirimin e Molliqajt dhe 5 aktivistëve

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Qëndron Kastrati, ka njoftuar se nga 13 aktivistë të arrestuar sot gjatë protestës në ZRrE për 6 prej tyre duke përfshirë edhe kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj, është caktuar masat e ndalimit 48 orë.

“Prej 13 të arrestuarve që kanë qenë sot, 6 pre tyre janë dërguar në mbajtje 48 orë, do të thotë kryetari Dardan Mulliqaj, sekretarja Teuta Rrusta, Natyra Kuçi, Nol Nushi, Genc Sherifi dhe Frashër Krasniqi, sot iu ka mohuar liria për 48 orë me vendim të prokurorit”, tha ai.

Kastrati përmes një konferencë për media ka kërkuar lirimin e aktivistëve të arrestuar sot.

“Sot në shërbim të qeverisë dhe në mungesës së transparencës, policia dhe prokuroria është vendos dhe po tenton ta ndal dhe ndërprenë protestën, reagimin dhe rezistencën ndaj një vendimi të padrejtë. Ne si PSD kërkojmë urgjent që duhet të lirohen edhe këta 6 aktivistë”, tha Kastrati.

PSD sot ka mbajtur një protestë në Zyrat e Rregullatorit të Energjisë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike.

Për largimin e protestuesve kishte ndërhyrë policia e Kosovës duke arrestuar 13 persona nga PSD.

Protesta e PSD-së në ZRrE, Policia jep detaje për arrestimet