PSD jua rikujton deklaratat e dhëna zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje për vdekjen e Astrit Deharit

Partia Social Demokrate (PSD) ka mbajtur një aksion simbolik në 5 vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit.

Në xhamat e Qeverisë së Republikës së Kosovës ata vendosen disa banerë me foto të Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Glauk Konjufca dhe Xhelal Sveçlës.

Në këta banerë në formë të fotos janë deklaratat e tyre në lidhje me rastin e Astrit Deharit.

Frashër Krasniqi nga PSD-ja ka thënë që Albin Kurti dhe Vetëvendosje tash e katër vite rresht nuk reshtin së foluri për Astrit Deharin.

“Astriti është emri që për katër vite rresht Albin Kurti dhe Vetëvendosja nuk e ka larguar nga goja e tyre, ai nuk e ka thënë asnjë fjalë në dy muajt e parë ku ne ishim arrestuar së bashku me Astritin padrejtësisht për rastin që është zhvilluar ndaj nesh’’, ka thënë Krasniqi.

Ai po ashtu është shprehur se Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu tash e dy vite kanë shumë pushtet.

‘’Ka dy vite që Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu kanë pushtet, e ka tetë muaj që Albulen Haxhiu dhe Albin Kurti kanë shumë pushtet ndërkohë që nuk kanë asnjë veprim për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit’’, ka shtuar Krasniqi.

Ai po ashtu ka thënë që ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu thoshte që 5 vjetori i Astrit Deharit nuk do të na gjejë duke kërkuar ende drejtësi për Astrit Deharin.

Krasniqi thotë së nëse do të kishim një Qeveri tjetër, situata do të ishte më ndryshe.

‘’Po të ishim me një Qeveri tjetër, mbase sot do të kishim protesta e akuza prej Vetëvendosje, pse pas 5 vjet nga vdekja e Astritit nuk po ka drejtësi’’, tha Krasniqi.

 

Vdekja e mistershme e Astrit Deharit e pazgjidhur tash e pesë vjet