PSD-ja filloi mbledhjen e nënshkrimeve për faljen e gjobave gjatë pandemisë

Partia Socialdemokrate ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin qytetar për faljen e gjobave të pandemisë.

Ligji për pandeminë Covid-19 ka hyrë në fuqi më 26 gusht të viti të kaluar e që nga ajo kohë Policia ka shqiptuar një numër të madh të gjobave për qytetarët që nuk kanë respektuar masat anti-Covid.

Dënimet për qytetarë bazuar në Ligjin për Pandeminë nisin nga 35 euro e deri në 2 mijë euro./RTKlive