PSD-ja dërgon kallëzim penal ndaj ministrit Vitia

Partia Social Demokratike ka dorëzuar sot kallëzim penal në Prokurori kundër ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Sipas PSD-së, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, me vendimin e datës 12 gusht 2021, ka kryer dy vepra penale atë të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe veprën penale të përhapjes së sëmundjeve ngjitëse.

Vendimi i datës 12 gusht 2021, për vlerësimin PSD-së, përmban shkelje ligjore sepse ai nuk është i bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, andaj edhe, sipas tyre, ka krijuar një situatë të rëndë epidemiologjike