PSD i vë mbishkrimin 'UÇK' veturës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës - VIDEO

Partia Social Demokrate përmes një aksioni ka vënë mbishkrimin UÇK në veturën e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ata përmes një njoftimi bënë të ditur se kryeministri Kurti  dikur kishte thënë se nuk e pranon gjykatën dhe nuk i dorëzon njerëzit, kurse tani po bën luftë të propagandës.

Tutje në njoftimin e PSD-së theksohet se Qeveria e ka dëmtuar mbrojtjen duke deklasifikuar pagesat për avokatët, duke e krahasuar këtë veprim me kohën e luftës, ku sipas tyre tregohej sa kushton UÇK-ja.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të PSD-së:

“Veturës së ministres së jashtme sot ia shkruajtëm mbishkrimin UÇK. Kosova nuk mund të ketë suksese në diplomaci nëse është e shpërfytyruar nga brenda. Kosova nuk ka ku shkon pa UÇK-në.

Kurti pati thënë se nuk e pranon Gjykatën dhe nuk i dorëzon njerëzit. Pastaj tha se shteti duhet ta organizojë mbrojtjen. Tash ka nisur luftën speciale të propagandës.

Në emër të transparencës Qeveria e ka dëmtuar mbrojtjen duke deklasifikuar pagesat për avokatët. Sikur në luftë, edhe sot e njëjta këngë. Po na tregojnë sa kushton UÇK-ja. Janë shumë vesh që duan ta bëjnë kalkulimin dhe koston argument. Ky regjistër është i njëjti që para luftës na i tregonte pasojat dhe rreziqet e luftës. Këtij veshi po i fryen Kurti sot. Kalkulimi është argument i frikës, i reaksionit. UÇK-ja është e guximit, e historisë.”

Gërvalla: Asnjëherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë