PSD i çon thasë me kripë qeverisë – ‘Na krypët’

Aktivistët e Partisë Social Demokrate kanë mbajtur një aktivitet para objektit të Qeverisë së Kosovës kanë dërguar disa thasë më kryp para objektit të qeverisë si dhe kanë vendosur një pankartë më mbishkrimin “Na krypët”.

Sekretari i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Nol Nushi pas aksionit ka deklaruar se Qeveria ka vendosur të heshtë në këtë kohë krize.

“Qytetarët janë dëshmitarë të një rritje enorme të pothuajse të secilit produkt ushqimor. Jeta ka filluar të bëhet e shtrenjtë. Qeveria përball kësaj krize kanë zgjedhur të heshtin. Qeveria, Kryeministri dhe Qeveritarët na kanë kripur për punësimet familjare dhe për negociatat me Serbinë” ka thënë Nushi.

Nushi është shprehur se me direktivat e Kryeministrit Kurti se ata që kanë marrë shumë miell le ta kthejnë në furrë, ne sot ne po ua kthejmë kripën që kryeministri Kurti ka thënë që ua ka dhënë qytetarëve deri me tash.

“Ne po i kthejmë kripën që Kryeministri Kurti ua ka dhënë qytetarëve deri më tash. Sa ma vonë që veprojnë ato veprime nuk kanë kthim për dëmin që po u shkaktohet qytetarëve. Ne jemi këtu të bëjmë thirrje që kjo qeveri të ndërhyjë sa më shpejt dhe të marrë veprime” ka thënë Nushi pas aksionit.