PSD e gjuan me miell Hekuran Muratin (VIDEO)
Aktivistët e Partisë Social Demokrate e kanë gjuajtur me miell ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin.
Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj ka shpërndarë një video në Facebook duke thënë se “Nuk mund të normalizohet lufta e paprecedent që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve”.
Ai tutje ka shtuar se duhet të ketë aksion, ndërhyrje dhe rezitencë.
Në videon e shpërndarë, njëri nga aktivistët që gjuan me miell Muratin dëgjohet duke thënë “Këtë e ke për punëtoret”, përderisa ky i fundit ka zgjedhur që të mos reagojë.
Sot, në orën 11:00, ministri Murati së bashku me kryeministrin Kurti kanë mbajtur konferencë për media, ku kanë bërë me dije se në muajin shtator do të ndahen nga 50 euro për zyrtarët publikë, nga 100 euro për pensionistët e dyfishim të pensionit për personat me asistencë sociale. Po ashtu, në prezantimin e pakos për përballimin e inflacionit, kryeministri me ministrin bënë të ditur që do të ketë subvecionim edhe për qytetarët që do të kursejnë rrymën.