PS 74 mandate, opozita 63, PSD 3, 35 kutitë e fundit të Tiranës mbajnë "peng" përfundimin e numërimit

Numërimi i kutive duket se po shkon drejt fundit, kur sipas të dhënave të KQZ-së deri në mesnatën e sotme janë numëruar 6164 kuti nga 5199 në total në rang vendi.

Duket se është qarku i Tiranës ai që po e mban “peng” përfundimin e procesit të numërimit për partitë me 35 kutitë e fundit.

Deri më tani Partia Socialistë rezulton si forcë e parë dhe fituese e zgjedhjeve me 74 mandate deputetësh.

Ndërkohë Partia Demokratik dhe aleatët e saj kanë mundur që të marrin 59 mandate dhe LSI vetëm 4 të tillë.

Surprizë ka qenë edhe PSD e Tom Doshit, i cili edhe pse u tërhoq nga gara për deputet, arriti të sigurojë 3 mandate.

Nga ana tjetër, partitë e tjera dhe kandidatët e pavarur nuk arritën që ta kalojnë pragun dhe të mund të marrin një mandat parlamentar.

Më herët sot, kryeministri Rama e festoi fitoren e partisë së tij këtë 25 prill me anë të një grumbullimi në sheshin “Skënderbej” ku mbajti edhe një fjalim për simpatizantët e të pranishmit.

Ndërsa kreu demokrat, Lulzim Basha doli pak minuta më vonë në një dalje për shtyp ku tha se votat u vodhën nga qeveria dhe se lufta sapo ka filluar.

Në këto zgjedhje të 25 prillit u ftuan që të votojnë rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm.

Ndryshe nga zgjedhjet e tjera, këtë herë fleta e votimit ishte ndryshe ku në të njëjtën fletë votimi zgjedhësit votuan për partinë dhe kandidatin preferencial për deputet.

Kjo bëri që të dalë një numër shumë i lartë fletësh të pavlefshme, deri më tani janë plot mbi 82000 vota, gjë e cila, sipas disa kandidatëve ka qenë edhe qëllimshme, duke prishur votat e vlefshme nga numëruesit partiakë. oranews