Provinca e Argjentinës goditet nga një tërmet 6.4 shkallësh

Një tërmet me magnitudë prej 6.4 shkallëve të rihterit ka goditur provincën perëndimore-qendrore të Argjentinës, San Juan të hënën në mbrëmje, sipas një raporti të Shërbimit gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, raporton CNN

Pas tërmetit, vendi u përball edhe me një seri dridhjesh, ku një dridhje prej 5.0 shkallë të rihterit goditi 27 kilometra në veri perëndim të Nueve de Julio, rreth 1 mijë kilometra nga dridhja e parë, 20 minuta më vonë.

Të gjitha këto u përcollën edhe me dridhje tjera nga 4.9 deri në 5.3 shkallë të rihterit.

Deri tani nuk është raportuar për të lënduar, dhe nuk ka paralajmërim për ndonjë cunami të mundshëm sipas qendrës paralajmëruese të paqësorit.

Nga dridhjet janë prekur disa lokale ku është nderprerë energjia dhe janë evakuuar katër persona.