Protestuesit në Angli e rrëzojnë statujën e tregtarit të skllevërve si shenjë antiracizmi

Protestuesit antiracistë në Angli kanë rrëzuar statujën e tregtarit të skllevërve të shekullit të 17-të, si shenjë  demonstrate kundër racizmit, pas rastit të vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd në ShBA.

Protestuesit në qytetin e Bristol, në jug-perëndim të Anglisë, lidhën statujën prej bronzi të Edëard Colston me litar pastaj e rrëzuan, shkruan CNN.

Demonstruesit u panë më vonë duke lëvizur statujën në portin e afërt dhe duke e hedhur në lumin Avon.

Ndërsa incidenti  pati shumë mbështeteës dhe pjesëmarrës, policia lokale thotë se është nisur një hetim për incidentin.

“Kishte një grup të vogël njerëzish që në mënyrë të qartë kryen një veprim të dëmit kriminal në heqjen e një statuje pranë Bristol Harborside. Do të bëjmë  hetime  për të identifikuar të përfshirit  dhe  tashmë jemi duke mbledhur pamjet e incidentit ” tha policia Avon dhe Somerset dje përmes  një deklarate.

Statuja e Colston kishte qëndruar në qendrën e qytetit të Bristol që nga viti 1895, por ishte bërë gjithnjë e më e diskutueshme, me peticionet e krijuara për  heqjen e tij.

‘Tregtari i skllavëve të robëruar’

Sipas të dhënave në Muzeun e Bristolit  ai ka lindur në qytet në 1636, por e kaloi jetën e tij të punës në Londër, duke u bërë “një anëtar aktiv i organit drejtues të RAC (Royal African Company), i cili për 11 vite ka tregtuar në afrikanët e skllavëruar.

Sipas policisë lokale, në  protestën e djeshme në Bristol morën pjesë  rreth 10,000 njerëz.

“Pjesa dërrmuese e atyre që erdhën për të shprehur shqetësimet e tyre për pabarazinë racore dhe padrejtësinë e bënë këtë në mënyrë paqësore dhe respekti,” tha policia Avon dhe Somerset.