Protestuesit kërkojnë nga BQK rikthimin e vendimit të vjetër

Një protestë paqësore është mbajtur sot nga grupi “Merakli t’kerreve”, para Bankës Qendrore të Kosovë, për të kundërshtuat vendimin e BQK-së për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26%.

“20% është shumë për ne”, “BQK riktheni çmimin e vjetër”, “BQK mendo për neve”, ishin disa nga mbishkrimet në pankartat e protestuesve para BQK-së.

Përfaqësuesi i grupit “Merakli t’kerreve”, Agan Hajdarhoxha ka thënë se kjo protestë është e qytetarëve të cilët po e kundërshtoj ngritjen për 26% të sigurimit të automjeteve.

“Ne nuk po kërkojmë që të lirohet sigurimi i veturave por vetëm të kthehet vendimi siç ka qenë. BQK duhet të marr masa dhe të kthej vendimin siç ka qenë, tani për të regjistruar një veturë duhet minimum 300 euro, rroga mesatare në Kosovë nuk e kalon shifrën prej 230 eurove, imagjinoi çka hekë ai qytetar me regjistru tash një veturë”, ka thënë Hajdarhoxha.

Ai tutje ka shtuar se kjo protestë është paqësore dhe apolitike, dhe po mbahet vetëm në interesat e qytetarëve të Kosovës.

“Kërkojmë nga BQK që ta pezulloj vendimin ose ta kthej prapa vendimin, ne nuk do të ndalemi me protesta, për ta kundërshtuar vendimin”, ka thënë Hajdarhoxha.

Ndërsa, eksperti i komunikacionit Bekim Ahmeti në këtë protestë ka bërë thirrje tek qytetarët që të mos ndalen vetëm me këtë protestë.

“Në vendet e Evropës, qytetarët kanë dal në rrugë për rritje të çmimit të naftës për dy cent,  sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar ne e kemi zhvillimin ekonomik më të ulëtin në rajon. Ju lutem të jemi sa më masiv në protesta mos të lejojmë që BQK të zhvatë me parat publike. Do ta bllokojmë edhe rrugën nëse është e nevojshme për të kthyer vendimin “, ka thënë Ahmeti.

Organizatori i kësaj proteste, Hajdarhoxha ka paralajmëruar që do të vazhdojnë të protestojnë çdo javë deri sa të kthehet vendimi i vjetër nga BQK.

Protestuesit deri kanë paralajmëruar se deri në orën 14:00 do të qëndrojnë para BQK-së duke pritur takim me guvernatorin e kësaj banke, Fehmi Mehmeti, i cili rreth orës 13:40 i ka ftuar përfaqësuesit në takim.

Pas takimit, KALLXO.com do të ju njoftoj me atë se çfarë është biseduar.

KALLXO.com ka transmetuar live protestën për rritje e sigurimit të veturave për 26%.

LIVE – Protestë kundër shtrenjtimit të sigurimit të veturave

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 22 novembre 2019