Foto: REL

Protestuesit hedhin molotov në drejtim të objektit të Kryeministrisë në Tiranë

23:11

Përfundon protesta në Tiranë, opozita paralajmëron protesta të tjera

Dhjetë zyrtarë policorë janë lënduar si pasojë e hedhjes së molotovit, lëndëve piroteknike dhe sendeve tjera të forta në protestën e përkrahësve të opozitës, të mbajtur në mbrëmjen e së hënës në Tiranë, teksa kundërshtohet burgosja e deputetit demokrat, Ervin Salianji.

Ai është burgosur në lidhje me akuzën “kallëzim i rremë”.

Mbështetës të partisë opozitare në Shqipëri, Partisë Demokratike (PD), kanë hedhur mjete shpërthyese në drejtim të objektit të Kryeministrisë dhe disa objekteve tjera.

Pak para përfundimit të protestës, protesuesit kanë tentuar të mblidhen edhe para ndërtesës së Kuvendit, por zyrtarët policorë e kanë pamundësuar tubimin, duke hedhur gaz lotsjellës.

Në mbyllje të protestës, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka thënë se ky ishte hapi i parë i mosbindjes civile.

Ai ka thënë se përmes protestës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori mesazhin se duhet t’i japë zgjidhje kërkesës së opozitës për Qeveri teknike, ndryshe nuk do të ketë paqe.

“Do të jemi çdo ditë në aksion”, ka deklaruar Noka.

Policia ka thënë se i ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme ndaj zyrtarëve policorë dhe institucioneve të shtetit.

Në nisje të protestës, disa të rinj janë parë duke mbajtur në duar parullën, “Bëjeni Shqipërinë të lirë sërish” [Make Albania Free Again].

Në gjendje gatishmërie kanë qenë automjete zjarrfikëse dhe autobote me ujë.

Policia rrugore ka ndaluar qarkullimin e makinave në rreth 15 segmente rrugore që lidhen me qendrën e qytetit.

Opozita ka kryer disa aksione prej marrjes së vendimit nga Gjykata për deputetin Salianji, përfshirë djegien e karrigeve para Kuvendit dhe katër manekinëve, dy prej të cilëve kanë qenë me imazhet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe ish-ministrit, Fatmir Xhafaj.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thënë në fjalimin e tij të fundit – të mbajtur nga arresti shtëpiak ditë më parë – se çdo demokrat është i betuar për çdo sakrificë.

“Demokratët nisin revoltën e tyre, zemërimin e tyre. Nga 7 tetori dhe deri në triumfin tonë nuk ka forcë në botë që të na mposhtë”, ka thënë Berisha.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për skenat që janë parë në dy aksionet paraprake të opozitës, dhe kanë bërë thirrje për dialog./REL.

20:56

10 policë të lënduar nga sulmet me molotov e mjete të forta gjatë protestës në Tiranë

10 zyrtarë policorë janë lënduar gjatë protestës së Partisë Demokratike (PD), e cila është duke u zhvilluar në Tiranë, më 07.10.2024.

Policia e Shtetit tha se protestuesit kanë hedhur koktej molotovi, lëndë piroteknike e sende të forta.

Ndërsa thuhet se Policia ka marrë masat për identifikimin dhe kapjen e të përfshirëve.

“Që prej fillimit të tubimit një pjesë e qytetarëve në tubim sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse. Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie. Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve pjesëmarrës në tubim, të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore. Policia ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore”- tha për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Shqipërisë, Gentian Mullai.

Zëdhënësi tha se shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, pronën publike dhe private, jetën e qytetarëve dhe të vetë punonjësve të Policisë.

20:49

Tiranë, pas ndërtesës së kryeministrit, protestuesit hedhin molotov edhe para selisë së Partisë Socialiste

Mbështetës të partisë opozitare në Shqipëri, Partisë Demokratike (PD), kanë hedhur molotov në drejtim të objektit të Kryeministrisë dhe disa objekteve tjera, në protestën e së hënës, teksa kundërshtojnë burgosjen e deputetit demokrat, Ervin Salianji.

Ai është burgosur në lidhje me akuzën “kallëzim i rremë”.

Policia e Shtetit ka thënë se 10 zyrtarë policorë janë lënduar si pasojë e hedhjes së molotovit, lëndëve piroteknike dhe sendeve tjera të forta në protestën e përkrahësve të opozitës.

Policia ka thënë se i ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme ndaj zyrtarëve policorë dhe institucioneve të shtetit.

Partia Demokratike e ka cilësuar protestën si fillim i mosbindjes civile dhe vendimin për deputetin e konsideron si politik.

Policia, përmes megafonit, ka bërë thirrje që të mos kryhen akte dhune dhe të mos rrezikohet jeta e efektivëve të policisë.

Pas ndërtesës së Kryeministrit, protestuesit kanë hedhur molotov edhe para selisë së Partisë Socialiste, që është aktualisht në pushtet.

Gjatë rrugës i është vënë flaka një stoli në një prej stacioneve të autobusëve dhe një kazani plehrash.

Motolov është hedhur edhe drejt Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës.

Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës.

Në nisje të protestës, disa të rinj janë parë duke mbajtur në duar parullën, “Bëjeni Shqipërinë të lirë sërish” [Make Albania Free Again].

Në gjendje gatishmërie janë automjete zjarrfikëse dhe autobote me ujë.

Policia rrugore ka ndaluar qarkullimin e makinave në rreth 15 segmente rrugore që lidhen me qendrën e qytetit.

Opozita ka kryer disa aksione prej marrjes së vendimit nga Gjykata, përfshirë djegien e karrigeve para Kuvendit dhe katër manekinëve, dy prej të cilëve kanë qenë me imazhet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe ish-ministrit, Fatmir Xhafaj.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thënë në fjalimin e tij të fundit – të mbajtur nga arresti shtëpiak – se çdo demokrat është i betuar për çdo sakrificë.

“Demokratët nisin revoltën e tyre, zemërimin e tyre. Nga 7 tetori dhe deri në triumfin tonë nuk ka forcë në botë që të na mposhtë”, ka thënë Berisha.

Në shkresën që Partia Demokratike i ka dërguar policisë, ka kërkuar katër orë leje për tubim, nga ora 18:00 deri në orën 22:00, para ndërtesës së Kryeministrisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për skenat që janë parë në dy aksionet paraprake të opozitës, dhe kanë bërë thirrje për dialog./REL

19:50

Protestuesit hedhin molotov në drejtim të objektit të Kryeministrisë në Tiranë

Mbështetës të partisë opozitare në Shqipëri, Partisë Demokratike (PD), kanë hedhur molotov në drejtim të objektit të Kryeministrisë në protestën e së hënës, teksa kundërshtojnë burgosjen e deputetit demokrat, Ervin Salianji.

Partia Demokratike e ka cilësuar protestën si fillim i mosbindjes civile dhe vendimin për deputetin e konsideron si politik.

Policia, përmes megafonit, ka bërë thirrje që të mos kryhen akte dhune dhe të mos rrezikohet jeta e efektivëve të policisë.

Pas qëndrimit për disa minuta para ndërtesës së Kryeministrisë, drejtues të PD-së dhe mbështetës të opozitës janë drejtuar drejt Bashkisë së Tiranës.

Disa të rinj janë parë duke mbajtur në duar parullën, “Bëjeni Shqipërinë të lirë sërish” [Make Albania Free Again].

Në gjendje gatishmërie janë automjete zjarrfikëse dhe autobote me ujë.

Policia rrugore ka ndaluar qarkullimin e makinave në rreth 15 segmente rrugore që lidhen me qendrën e qytetit.

Opozita ka kryer disa aksione prej marrjes së vendimit nga Gjykata, përfshirë djegien e karrigeve para Kuvendit dhe katër manekinëve, dy prej të cilëve kanë qenë me imazhet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe ish-ministrit, Fatmir Xhafaj.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thënë në fjalimin e tij të fundit – të mbajtur nga arresti shtëpiak – se çdo demokrat është i betuar për çdo sakrificë.

“Demokratët nisin revoltën e tyre, zemërimin e tyre. Nga 7 tetori dhe deri në triumfin tonë nuk ka forcë në botë që të na mposhtë”, ka thënë Berisha.

Mësohet se rreth 1.000 zyrtarë policorë do të angazhohen për mbarëvajtjen e këtij tubimi.