Proteston Federata e auto-shkollave, kërkojnë rifillimin e punës

Federata e Auto-shkollave të Kosovës ka protestuar sot nga Fakulteti Teknik deri tek Ministria e Infrastrukturës për rifillimin e punës dhe mbajtjen e provimeve për patent shoferë.

Një numër i madh i veturave të autoshkollave në formë pakënaqësie kanë parakaluar nëpër rrugët e Prishtinës.

Disa ditë më parë ata kishin protestuar me të njëjtat kërkesa por ende nuk ka përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Mjedisit.