Protestojnë punëtorët teknikë të Spitalit të Prizrenit

Punëtorët teknikë të Spitalit Regjional të Prizrenit sot kanë protestuar para objektit ku ata punojnë.

Ata përmes protestave kanë shprehur pakënaqësitë për mos-përfshirje në pakon emergjente.

Një punëtore teknike ka treguar arsyet e protestës për KALLXO.com.

Sipas saj, një grup i punëtorëve teknik janë diskriminuar me mos pagesën e mjeteve shtesë të Pakos Emergjente.

“Arsye është pakoja emergjente që nuk na kanë paguar. Ne jemi ballafaquar me higjienën në kohën e COVID-19. Mjekëve teknikë këto mjete u janë ndarë. Kurse neve lartorja (pastrimi kimik), pastruesve dhe shoferëve nuk na është lëshuar pagesa”, ka thënë njëra ndër punëtoret teknike për KALLXO.com.

Këta punëtorë teknikë nuk janë të vetmit që kanë protestuar për të njëjtën arsye.

KALLXO.com ka raportuar më parë edhe për protestat e punëtorëve teknik të Komunës së Gjilanit.

Punëtorët teknikë të QKMF-së në Gjilan paralajmërojnë bojkot