Ilustrim

Protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës, kërkojnë kthimin në vendet e punës

Sindikata e punonjësve të Lotarisë së Kosovës për herë të dytë ka protestuar para Qeverisë së Kosovës, me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.

Ibadete Hasani, ish punëtore në Lotari tha se qe dy vite Lotaria bashkë me lojërat e fatit është pezulluar, edhe pse është veprimtari legale.

Ajo tha se deri me 67 persona kanë mbetur pa punë dhe tash e një vit janë pa paga.

“Kemi dalë edhe sot për të drejtat tona për miratimin e ligjit dhe pagat. Qe dy vjet Lotaria është pezulluar. Nuk është marrë asnjë hap edhe pse shumë na kanë premtuar. Do dalim të protesotjmë deri në miratimin e  ligjit. 67 persona jemi pa punë. Qe 1 vit nuk kemi marr paga dhe nuk kemi qenë pjesë e pakos së rimëkëmbjes. Çdo qeveri ka thënë se Ligji për Lotarinë do merret me prioritet por asgjë deri tash”, tha ajo.

Protestuesit theksuan se lotaria e Serbisë funksionon në komunat me shumicë serbe në Kosovë.