Protestojnë para Qeverisë, kërkojnë punë

Dhjetëra qytetarë po protestojnë sot përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që t’ju sigurohen vende punë në minierën e Trepçës. Protesta, po mbahet si rrjedhojë e mospranimit të tyre në punë, në konkursin publik të vitit 2019 shpallur nga miniera e Trepçës. Nën thirrjet e vazhdueshme se duan punë dhe drejtësi, këta qytetarë po vazhdojnë ditën e 65 të protestës.

Që nga 5 maji ekipe të ndryshme punëtorësh qëndrojnë përball minierës dhe protestojnë çdo ditë për 24 orë.

“Nesër është dita e dytë përball qeverisë”, ka thënë Arsim Musa nga Këshilli Protestues.

Me 29 prill të këtij viti, protestuesit kanë mbajtur një takim me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për të cilin nuk shprehen optimist.

“Si duket kërkesat tona kanë hasur në vesh të shurdhër”, tha Musa.

KALLXO.com ka raportuar disa herë për organizimin e protestës së këtyre qytetarëve.

Punësimet në Trepçë – Protestuesit vendosin tendë para ndërmarrjes