Protestohet për ndotjen e lumit 'Graçanka' në Miradi të Poshtme

Banorët e fshatit Miradi e Poshtme të Fushë Kosovës do të protestojnë të dielën për ndotjen e lumit, i cili kalon në këtë fshat.

Sipas një publikimi në facebook, banorët do të protestojnë për arsye se lumi po ndotet nga qumështore të ndryshme dhe nga kemikalet e fabrikave në këtë zonë.

Në njoftimin e  fshatit u bëhet ftesë banorëve që të bashkëngjiten në këtë protestë për mbrojtjen e lumit Graçanka.

“Të dielën ne ora 12:00 i bëjmë thirrje te gjithë fshatit Miradi e Ulët të na bashkëngjiten në protestë. Pasi qe po hasim ne vesh te shurdhër çdo ditë, pasi që askush nuk po na ndihmon dhe nuk po e shohin të arsyeshme të na ndihmojnë, në fshati do të bëjmë protestë! Era e padurueshme ne fshatin Miradi e Ulët është bërë problem serioz në jetën tonë, te fëmijëve tonë që po rriten çdo ditë, nga hedhjet e kemikaleve të ndryshme nga fabrika dhe qumështore të ndryshme në Lumin Graçanka”, thuhet në njoftim.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.