Protestohet pas vdekjes së 56 vjeçarit i cili u godit me makinë në Vushtrri

Banorë të shumtë të lagjëve ‘Azem Bejta’ dhe ‘Shote Galica’ në Vushtrri kanë dalur sot për të protestuar si shkak i rrezikut që sipas tyre po u kanoset nga mos përfundimi autostradës, Prishtinë-Mitrovicë.

Mbrëmë në orët e vona në këtë rrugë është goditur një person me makinë i cili më pas edhe ka vdekur.

“Në aksident është përfshirë një automjet me targa vendore që ka goditur  këmbësorin-viktimën E. Xh., 56 vjeçar,  i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara është raportuar se në ora 22:00 në  QKUK- ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti për KALLXO.com

Protesta e banorëve ishte paralajmeruar dje.

Në këtë protestë ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

 

Për rrezikun në këtë pjesë, banorët kishin protestuar edhe më heret të cilët kishin kërkuar vendosjen e semaforave nga Ministria e Infrastrukturës.

Protestohet për rivendosjen e semaforave në Vushtrri