Protestohet para Komunës së Klinës, kundërshtohet ndërtimi i fabrikës së çimentos
Protestohet para Komunës së Klinës, kundërshtohet ndërtimi i fabrikës së çimentos
Banorët e disa fshatrave të komunës së Klinës kanë protestuar sot para objektit të ekzekutivit lokal duke kundërshtuar ndërtimin e një fabrike të çimentos.
Grupi organizuar i qytetarëve kanë taktuar edhe drejtorin për Mbrojtje të Mjedisit të Komunës së Klinës, Enver Berisha, për të dhënë arsyet e protestës.
Veten Raci, banor i Klinës tha se aktualisht nuk mund të lejohet ndërtimi i çimentores pasi është formuar një komision nga vetë komuna.
“Është ngritë një komision prej Kuvendit komunal, ky komision ka mandate tre muaj, ky komision është ngritë me qëllimin për me i hetu procedurat e marrjes së lejes prej operatorit. Ne nuk mund të lejojmë ndërtim atje pa përfunduar puna e komisionit. Komisioni do të del me përfundime, çka nëse komisioni del me përfundime që ka pas shkelje në marrjen e lejeve?”, tha ai gjatë takimit në komunë me përfaqësuesit e ekzekutivit lokal.
“Derisa është komisioni është duke e bë punën e vet, është jashligjore që operatori me fillu punën atje, në ditë pushimi, në ditë feste, pa paralajmërim. Duhet të sqarohen disa procedura”, tha ai.
Grupi i qytetarëve kanë reaguar edhe gjatë së hënës, pasi kanë parë që në zonën ku është parashikuar ndërtimi i fabrikës, ka lëvizje të ekskavatorëve.
“Ne këshillojmë drejtorin që nëse kompania vjen me marrë lejen për fillimin e punimeve, mos ta lëshoj atë dokument sepse do ta provoj situatën”, ka thënë përfaqësuesi i protestuesve.
Në anën tjetër, drejtori Enver Berisha ka thënë se kompania nuk ka marrë një dokument për fillim të punimeve.
“Unë jam zyrtar që e pajisi një zyrtar tjetër, qoftë fizik qoftë juridik, me dokumente që më takon mua. Mua nuk më takon me dhënë diçka që nuk më takon, nuk jam ekspert i mjedisit. Vendimet e ekspertëve të ministrisë, unë respektoj, merruni ju me ministrinë”, tha ai gjatë takimit.
“Ne nuk kemi njohuri a ka filluar ndërtimi a po jo, e ka obligim me marrë një dokument për fillim të punimeve. Por, te ne nuk ka marrë asnjë dokument, ndoshta ka me rregullu rrugën”, ka thënë Enver Berisha.
KALLXO.com gjatë ditës së djeshme ka dërguar pyetje edhe te përfaqësuesi i kompanisë e cila pritet të ndërtoi fabrikën në Dollc, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje.
Më 25 prill të këtij viti, KALLXO.com raportoi për kundërshtimet që qytetarët e komunës së Klinës po i bëjnë ndërtimit të një fabrike të çimentos që është planifikuar të ndërtohet në Dollc.
Në vitin 2020, qytetarët që u angazhuan për ta kundërshtuar këtë fabrikë mblodhën 4 mijë e 700 nënshkrime në një peticion në përpjeke për të kundërshtuar ndërtimin e fabrikës.
Betejën kundër çimentores ata e vazhduan edhe në Kuvendin Komunal të Klinës. Atje gjetën përkrahje nga asamblistët të cilët nxorën vendime që shfuqizonin pëlqimet “që janë dhënë lidhur me guroret për furnizim me lëndë të parë për fabrikat e çimentos”. Por, vendimi i kuvendarëve që daton në mars të vitit 2020 doli të jetë i kundërligjshëm sipas Ministrisë së Pushtetit Lokal.
E pas interpretimit që MAPL i kishte bërë vendimit të Kuvendit Komunal, të cilin e konsideroi në kundërshtim me ligjin dhe që ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik të Klinës, ekzekutivi lokal kishte lëshuar lejen për ndërtimin e fabrikës në janar të këtij viti.
Lufta e banorëve të fshatrave të Klinës për ta stopuar ndërtimin e fabrikës së çimentos
www.kallxo.com