
Protestohet ‘pa zë’ kundër dhunës ndaj grave
Dhjetëra gra dhe vajza janë mbledhur sot në sheshin “Zahir Pajaziti” për të protestuar kundër dhunës dhe vrasjeve me moton “Boll Ma – Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”.
Protestueset qëndruan në heshtje si shenjë e ‘heshtjes’ se institucioneve ndaj këtyre rasteve dhe durimit pa zë të grave që përjetojnë dhunë në familje.
Zana Hoxha, drejtoreshë e Qendrës për Art dhe Komunitete “Artpolis”, tha se nuk dëshirojnë që vdekjet e shkaktuara nga dhuna në familje të jenë kaq të shpeshta.
“Dëshirojmë që vdekjet e shkaktuara nga dhuna në familje të mos jenë aq të shpeshta. Fakti që po e bëjmë këtë protestë në heshtje vetëm me prezencën tonë është si shenjë e durimit të dhunës në heshtje nga këto gra, shpesh komuniteti dhe institucionet ua mbyllin derën dhe nuk i dëgjojnë”, tha Hoxha.