Protestohet kundër ndryshimeve klimatike në Prishtinë

Protestës globale kundër ndryshimeve klimatike iu bashkuan edhe qytetarët në qendër të Prishtinës, të premten.

Aktivistët marshuan përgjatë Bulevardit Nënë Tereza, duke mbajtur pankarta me qëllim që Qeveria e Kosovës të vendos shëndetin publik përpara fitimit privat dhe të ndërmarrë veprime për ndryshimin e klimës.

“Nëse natyra do të ishte bankë, e kishim pshtu moti”,  thuhej në njërën pankartë.

Vendimi i qeverisë për ndërtimin e një termocentrali të ri “Kosova e Re” gjithashtu u kritikua nga protestuesit.

Prapa kësaj proteste qëndron Greta Thunberg, 16 vjeçare, aktiviste e mjedisit, e cila nuk shkoi në shkollë për të protestuar para parlamentit suedez, vitin e kaluar.

Në marshimin në Prishtinë u pa që një numër i madh i fëmijëve, njëri prej tyre mbante një pankartë që përsëriste fjalët e Thunberg se “nëse të rriturit nuk do të veprojnë në këtë mënyrë, fëmijë do të duhet”’

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.