Protestë para Kuvendit kundër qeverisë Hoti

Një grup i qytetarëve janë grumbulluar para Kuvendit të  Kosovës ku po pritet të mbahet seanca për votimin e  qeverisë Hoti.

Flutura Zymi protestuese tha se qeveria Hoti është vjedhje e votës.

“Nëse dikush i ka dëgju premtimet, qeveria Hoti nuk është premtim, kjo është manipulim, vjedhje e votës. Kjo protestë nuk e di kush e ka organize”, tha ajo.

Zymi në dorë mbante edhe një pankartë ku shkruhej “Vota ime nuk lejoj të manipulohet”

Ndërsa një protestues tjetër ka treguar arsyen e daljes së tij në protestë.

“Kërkesa ime është që të heqin dorë prej kësaj marrëzie që është duke u bërë. Kjo është marrëzi, janë duke i kthy kriminelët në vendin e krimit. Absurditeti është se te ne Gjykatat i ndihmojnë kriminelët. Kjo është tragjedi që nuk i falet askujt”, tha një protestues.