Protestë në veri kunder hetimit për ardhjen e vaksinave nga Serbia - FOTO

Stafit mjekësor i veriut të Mitrovicës kanë protestuar para Spitalit në Mitrovicën Veriore dhe Prokurorisë Themelore në lidhje me hetimin, i cili po bëhet për ardhjen e vaksinave kundër COVID-19 përmes rrugëve ilegale.

Me parulla në të cilat shkruhet “Pse ata nuk na lejojnë të luftojmë COVID-19”, “Ndaloni gjuetinë ndaj mantelbardhëve”, stafi mjekësor protestuan sot para Spitalit e Prokurorisë.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë tash e disa ditë ka filluar grumbullimin e informacioneve në lidhje me ardhjen e vaksinave kundër COVID-19 nga Serbia përmes rrugëve ilegale në katër komunat veriore të Kosovës.

Qeveria e Kosovës në fund të vitit të kaluar kishte thënë se vaksinat kanë ardhur përmes rrugëve ilegale ndërsa KALLXO.com raportoi se disa kombi kishin hyrë në veri me vaksina me të cilat janë pajisur disa të moshuar.

Gjithashtu KALLXO.com kishte raportuar se disa pjesëtar të stafit mjekësor kishin refuzuar fillimisht të marrin këto vaksina ndersa janë intervisuar katër drejtor të Qendrave të Mjekësisë Familjare në lidhje me këto vaksina.

KALLXO.com ka siguruar gjithashtu edhe fotografi nga protesta e sotme ndërsa po pret edhe përgjigje nga Prokuroeia në Mitrovicë në lidhje me kërkesat për stafin mjekësor.

Prokuroria po mbledh informacione për ardhjen e vaksinës anti-COVID në komunat e veriut