
Foto: Proteste ne Turqi/Balkan Insight
Protestë në Turqi pas dënimit me burg të kryetarit të Stambollit-FOTO
Mijëra qytetarë janë mbledhur para Komunës së Stambollit pasi një gjykatë dënoi kryetarin Ekrem Imamoglu me dy vjet e shtatë muaj burg.
Ekrem İmamoglu u dënua për “fyerje” të anëtarëve të Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë.
Gjykata turke vendosi gjithashtu një ndalesë për aktivitet politik që e pengon atë të kandidojë në zgjedhje gjatë së njëjtës periudhë.
Kritikët e kanë kundërshtuar vendimin si përpjekje për të eliminuar kundërshtarin kyç të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në qershor 2023.
Kryebashkiaku 52-vjeçar, i cili i përket partisë kryesore opozitare, Partisë Popullore Republikane (CHP), pritet të apelojë vendimin e gjykatës.
İmamoglu u zgjodh kryetar i Stambollit, qytetin më të populluar të Turqisë, në mars 2019.
Fitorja e tij ishte goditje historike për Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Erdoganit, e cila kishte kontrolluar Stambollin për 25 vjet.
Pas pretendimit se kishte parregullsi me rezultatet fillestare të zgjedhjeve komunale, një votim i përsëritur gjithashtu bëri që İmamoglu të dilte fitues.
Kryetari i Stambollit u akuzua për fyerje të zyrtarëve të lartë publikë pasi ai e përshkroi vendimin e tyre për anulim te fitores se tij në zgjedhje si një akt “marrëzie”. euronews