Protestë kundër maskave në Shqipëri - VIDEO

 

Policia në Shqipëri ka shoqëruar disa protestues për në komisariat në protestën para kryeministrisë. Mes të arrestuarve ka qenë edhe avokati Altin Goxhaj, si një prej organizatorëve.

Edhe pse momentalisht reshjet e shiut po vazhdojnë, protestuesit zgjodhën të dilnin në tubim.

Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet, uniformat e policisë kanë qenë më shumë në numër se sa protestuesit.

Ndërkohë, më herët protestuesit u përplasën edhe me deputetin Kujtim Gjuzi duke e përzënë nga protesta./oranews