Stacioni i Autobusëve || Ilustrim: Trembelat

Protestë e kompanive të autobusëve në Gjilan, kërkojnë kompensim nga Qeveria (VIDEO)

Disa autobusë kanë parakaluar rrugëve të Gjilanit në shenjë protestë për vendimet e Qeverisë së Kosovës në luftën kundër pandemisë.

Për shkak të situatës së krijuar me pandeminë COVID-19, qeveria në një kohë kishte bllokuar trafikun urban dhe ndër-urban të autobusëve, ndërsa pastaj kishte liruar masat, mirëpo më kusht të numrit të paktë të udhëtarëve në autobusë.

Për shkak të këtyre rrethanave, sot në Gjilan kanë parakaluar një numër i madh i autobusëve duke kërkuar kompensim nga Qeveria për humbjet që u janë shkaktuar nga mbyllja për një kohë.

“Kërkojmë 50% të mbulimit të ulëseve të bllokuara nga qeveria e shtetit”, është një nga kërkesat.

“Kompensimi i humbjeve gjatë mbylljes për 77 ditë pandemi”, si dhe kanë kërkuar lirimin nga pagesa e peronizimit nëpër stacionet e autobusëve.