'Protestat për ujë' sonte në Jeta në Kosovë

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ do të diskutohet për hidrocentralet që po ndërtohen në lumin Lepenc në Malet e Sharrit.

Pikërisht në këto male, përballë Jeta Xharrës, u mblodhën zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, investitori ‘MATKOS Group’, përfaqësues të shoqërisë civile, banorë dhe Policina e Kosovës.

Pse po protestojnë qytetarët, serbë edhe shqiptarë?

A është respektuar ligji, a është kompletuar dokumentacioni për hidrocentralet në Brezovicë?

Kush po rren e kush po e tregon të vërtetën?

Për këto tema, sonte do të flasin: Gani Berisha- drejtor i Departamentit të Ujërave në MMPH, Mustafë Hyseni, Inspektori i Mjedisit nga MMPH, Malsore Elshani- Njësia e Ndikimit Mjedisor në MMPH, Afrim Lajçi- Këshilli Ndërministror për Ujëra, Bekim Shyti- Shoqata e Energjisë së Ripërtërishme, Labinot Vitija- Investitori MATKOS Group, Diana Metushi- Krasniqi- KDI, Shpejtim Arifi- Banor i fshatit Biti e Poshtme, Azem Tahiri- Banor i fshatit Biti e Poshtme, Agron Rushiti- Banor i fshatit Biti e Poshtme.

Jeta në Kosovë transmetohet sonte në orën 20:15 në RTK dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com dhe repriza të hënën në mesditë.