Protestat në Iran - Një nëntëvjeçar në mesin e 15 të vrarëve në natën e trazirave

Rreth 15 persona janë qëlluar për vdekje në Iran, duke përfshirë anëtarë të forcave të sigurisë dhe një djalë nëntë vjeçar, në incidente të veçanta, ndërkohë që ky vend përjetoi një nga netët më serioze dhe më të përhapura të protestave të nëntë javëve të fundit.

Në përvjetorin e kryengritjes së vitit 2019, agjencitë shtetërore të lajmeve i fajësuan terroristët me dy motoçikleta për vrasjen e shtatë personave në një qendër tregtare në qytetin jugor të Izeh Khuzesta. Megjithatë, protestuesit thanë se anëtarët e forcës së milicisë Basij vrapuan duke vrarë ndër të tjera një djalë nëntë vjeçar i ulur në një veturë me babanë e tij. Agjencitë shtetërore të lajmeve thanë se dy patrullë vullnetarë të Basij ishin mes të vdekurve dhe 10 të tjerë u plagosën.

Pesë persona të tjerë u vranë në zonën e Isfahanit, përfshirë forcat e sigurisë, në një të shtënë të veçantë. Raportet për vdekje të tjera në Kurdistan e çuan numrin e përgjithshëm të vdekjeve të kësaj natë në 15.

Agjencitë e brendshme iraniane të lajmeve ndoqën linjën e qeverisë se forcat e panjohura anti-qeveritare ose terroristët e Shtetit Islamik ishin përgjegjës, por dëshmitarët pretenduan se civilët e paarmatosur janë qëlluar.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve gjatë protestave të fundit ka shkuar në 348, sipas Harana, një agjenci për të drejtat e njeriut, megjithëse shifrat janë të pamundura për t’u verifikuar.

Agjencitë qeveritare të lajmeve thanë se vrasjet mund të jenë një shenjë se protestat po shndërroheshin në një kryengritje të armatosur. Një hetim i plumbave në trupat e të vrarëve do të mbahet dhe tani ka të ngjarë të ketë një betejë masive propagandistike në të cilën qeveria do të argumentojë se protestat janë bazë për “sirianizimin” e Iranit dhe kolapsin e rendit publik.

Videot e postuara në mediat sociale treguan dyqane të mbyllura në Pazarin e Madh të Teheranit ndërkohë që protestuesit brohorisnin slogane anti-qeveritare.  

Vështirësia e regjimit, e pranuar nga shumë politikanë dhe akademikë reformistë brenda Iranit, është se shumë protestues kohë më parë kanë ndaluar së marrurilajmet e tyre nga ato që ata i konsiderojnë si burime zyrtare krejtësisht të diskredituara, dhe në vend të kësaj bazohen ose në mediat e brendshme sociale ose në transmetimet satelitore të kanaleve ndërkombëtare që flasin farsi, të tilla si BBC Persian ose Iran International.

Të paktën pesë protestues janë dënuar zyrtarisht me vdekje, sipas qendrës mediatike për gjyqësorin, një prej tyre për dyshimin se i ka vënë zjarrin një ndërtese qeveritare.

Protestat në Iran nisën pas vdekjes e një gruaje kurde 22-vjeçare Mahsa Amini, por që atëherë janë shndërruar në një protestë më të gjerë kundër regjimit, që presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka krahasuar me një revolucion.

Ministri i Brendshëm i Iranit, Ahmad Vahiidi, ka pretenduar se disa agjentë të dyshuar të inteligjencës franceze janë arrestuar. Ai shtoi se “në trazira u arrestuan njerëz të kombësive të tjera, disa prej të cilëve luajtën një rol të madh. Kishte elementë nga agjencia franceze e inteligjencës dhe ata do të trajtohen sipas ligjit”.

Shtatë shtetas francezë u arrestuan, ndoshta një përgjigje ndaj takimit të Macronit me iranianët e mërguar, kundërshtarë të regjimit.

Franca është një nga një grup vendesh perëndimore që përgatiten të votojnë për ta censuruar Iranin në një takim të bordit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në Vjenë këtë javë. Mocioni dënon Iranin për dështimin e tij për të bashkëpunuar me inspektorët bërthamorë të OKB-së për programin e tij bërthamor, duke thënë se rezervat e uraniumit të Iranit tani janë 18 herë më të larta se kufiri i vendosur sipas marrëveshjes fillestare bërthamore të 20115-ës.

Zëvendësi emisari i SHBA në IAEA, Louis Bono, i tha bordit të mërkurën se prodhimi i uraniumit me pasurim 60% nga Irani nuk kishte asnjë justifikim të vlefshëm paqësor.

Drejtori i IAEA, Raphael Grossi, tha të mërkurën se mungesa tashmë gjashtëmujore e inspektorëve të OKB-së nënkupton se ka një masë aktivitetesh për të cilat IAEA nuk është në dijeni. Ai ende shpreson se një vizitë në Teheran mund të arrihet. Irani ka kërcënuar se do ta anulojë çdo vizitë nëse miratohet mocioni i censurës.

Megjithatë, perëndimi duket se po e rimendon të gjithë strategjinë e tij ndaj Iranit, diçka që establishmenti politik i Iranit sapo ka filluar ta kuptojë. Protestat e brendshme dhe provat se Irani e ka furnizuar Rusinë me dronë për të ndihmuar në sulmin ndaj Ukrainës, kanë lënë që avokatët e një ringjalljeje të marrëveshjes bërthamore të luftojnë për bazë politike. Deri më tani, kritikat brenda Iranit për vendimin për të marrë anën e Rusisë mbi Ukrainën, duke pasur parasysh ndikimin e pashmangshëm më të gjerë diplomatik, nuk kanë qenë mjaft të forta për tasfiduar kontrollin e vijës së ashpër në politikën e jashtme. /The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala