Protesta po vazhdon, policia rrethon Kuvendin

Tensionet e protestuesve jashtë objektit të Kuvendit janë rritur, madje është shtuar edhe numri i forcave policore si dhe pritet të ndërhyjë edhe Njësia Speciale.

Për shkak që protestuesit kanë dashur të futen brenda në oborrin e ndërtesës së Kuvendit, janë shtuar dukshëm forcat e policisë rreth kësaj ndërtese, në çdo pjesë të oborrit të Kuvendit ka forca policore të cilat janë duke penguar protestuesit të futen brenda.

Protesta është duke u mbajtur në shenjë pakënaqësie për formimin e Qeverisë së re, ku pritet të udhëhiqet nga Avdullah Hoti nga LDK.

Nëse votohet sot formimi i Qeverisë së re, Hoti do të bëhet kryeministër i Kosovës.

Kujtojmë se LVV dhe LDK kanë pasë koalicion për qeverisje të vendit, por pasi Albin Kurti shkarkoi Agim Veliun nga postin i Ministrit të Punëve të Brenshme u formua dekreti i mosbesimit ku edhe u rrezua qeveria Kurti.