‘Protesta' para vendimit të Kushtetueses

Një ditë para se Gjykata Kushtetuese e Kosovës të marrë vendimin final për dekretin e mandatarit, shoqëria civile sot do të organizojë një tubim në sheshet e Prishtinës, ku pritet të marrin pjesë 3500 deri 5000 persona.

Lëvizja Vetëvendosje e ka mohuar se është prapa organizimit të kësaj ‘proteste provë’.

Kryetari i LVV-së, njëherësh kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se e drejta e protestës iu takon vetëm qytetarëve dhe se ajo nuk ka të bëjë me vendimin që do të marrë Kushtetuesja.

Ndryshe, edhe më herët në sheshet e Prishtinës janë organizuar ‘prova për protesta’, por me një numër më të vogël të pjesëmarrësve.