Protesta para parlamentit në Beograd, policë të lënduar, vetura të djegura

Disa zyrtarë të Policisë dhe shumë protestues janë plagosur në trazirat që shpërthyen mbrëmë para Parlamentit të Serbisë në Beograd.

Një protestë që filloi me disa qindra pjesëmarrës por shumë shpejt u rrit në mijëra të tjerë që iu bashkuan filloi si pasojë e paralajmërimeve të Presidentit Vuçiq për vendosjen e masave të reja ndaj pandemisë COVID-19, si shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme dhe kufizimi i lëvizjes totale gjatë ditëve të vikendit.

Protestat që filluan rreth orës 22:00 zgjatën deri në orët e hershme të mëngjesit, dhe pas lanë shumë shkatërrime të hapësirave publike.

Protestuesit fillimisht kishin qëndruar para parlamentit të Serbisë në shenjë revolte ndaj masave të reja kufizuese të vendosura nga Presidenti Vuçiq, por dhuna filloi kur disa nga protestuesit tentuan të hyjnë në Parlamentin e Serbisë.

Policia shpërndau protestuesit me gat lotsjellës, dhe përforcime të Policisë si kalorësia dhe njësitë me qen u dërguan në rrugë për tu përballur me protestuesit.

Të paktën dy makina të Policisë u vunë në zjarr, ndërsa 13 zyrtarë të Policisë dhe 7 civil kanë pësuar lëndime, kurse Emergjenca kishte ndërhyrë gjatë gjithë protestës duek i ofruar ndihmën e parë protestuesve të lënduar.

Protestuesit nuk pranuan pjesëmarrjen e liderëve të subjekteve politike të cilët në disa sikur Vuk Jeremiq tentuan t’i bashkëngjiten protestës por u larguan nga protestuesit nën brohoritje “Largohu, Largohu”.

 

Kur kishte filluar shpërndarja e protestuesve, Policia kishte vazhduar me ushtrim të forcës që sipas mediumeve konsiderohet e dhunë e tejkaluar dhe në disa raste Policia kishte goditur edhe persona që nuk ishin pjesë e protestës.

 

Në këtë protestë siç raporton Blic.rs ka pasur edhe thirrje “Nuk e dorëzojmë Kosovën” dhe thirrje tjera nacionaliste si “Kosova zemra e Serbisë”.

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi u shënuan 13 viktima me COVID-19, ndërsa 110 persona janë në trajtim intensiv në respiratorë, kurse numri i rasteve të reja u rrit në 299 brenda 24 orëve.

Në një konferencë të jashtëzakonshme Presidenti Vuçiq se situata në Beograd dhe në katër qytete tjera ishte alarmante, duke njoftuar se rreth 4 mijë pacientë janë të shtrirë nëpër Spitale dhe Klinika Infektive.

Serbia është në javën kur pritet të formohet Qeveria, që pas zgjedhjeve të 21 qershorit partia e Presidentit Vuçiq ka fituar 188 nga 250 ulëse në Parlament, dhe i njëjti mund të formojë një Qeveri të shumicës pa pasur nevojë për koalicione me subjekte tjera.