Presidenti shqiptar, Ilir Meta - Foto: REL/Reuters

Protesta në Tiranë, Meta: Dhuna ndaj aktivistëve, kremtimi më i shëmtuar për Ditën e Europës

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar pas ndërhyrjes së policisë ndaj disa protestuesëve sot në Tiranë, të cilët kanë kundërshtuar masat e qeverisë për shkak të coronavirusit.

Presidenti Meta ka deklaruar se dhuna ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në sheshin “Skënderbej” është e papranueshme dhe kremtimi më i shëmtuar për Ditën e Europës.

Sipas presidentit shqiptar, kjo dëmton jo vetëm kontributet e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe imazhin dhe besueshmërinë e vendit, në përpjekjet për t’u integruar sa më parë në Bashkimin Europian.

“E drejta e protestës, që është fondamentale për vetë ekzistencën e demokracisë në çfarëdolloj rrethanash e kushtesh, edhe përgjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, garantohet qartësisht nga Kushtetuta. Kjo është një e drejtë themelore që duhet respektuar në çdo kohë dhe nga çdo autoritet. ZËRI I QYTETARËVE DUHET DËGJUAR!”, ka shkruar Meta në Facebook. duke shpërndarë një video nga ndërhyrja e policisë.

Dhuna ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej është e papranueshme dhe kremtimi më i shëmtuar për Ditën e Europës

Dhuna ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej është e papranueshme dhe kremtimi më i shëmtuar për Ditën e Europës??, që dëmton jo vetëm kontributet e Shqipërisë?? gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe imazhin dhe besueshmërinë e vendit tonë, në përpjekjet për t’u integruar sa më parë në Bashkimin Europian.E drejta e protestës, që është fondamentale për vetë ekzistencën e demokracisë në çfarëdolloj rrethanash e kushtesh, edhe përgjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, garantohet qartësisht nga Kushtetuta.Kjo është një e drejtë themelore që duhet respektuar në çdo kohë dhe nga çdo autoritet.ZËRI I QYTETARËVE DUHET DËGJUAR!

Publiée par Ilir Meta sur Samedi 9 mai 2020

Gjatë ditës në sheshin “Skënderbej” në Tiranë është protestuar kundër vendimit të qeverisës për të ndaluar tubimet e njerëzve në kohë të pandemisë.

Ata janë thirrur në të drejtat kushtetuese, duke dalë në protesta pikërisht në Ditën e Europës.