Protesta e punëtorëve të Telekomit - Policia rrethon objektin e Qeverisë - VIDEO

Objekti i Qeverisë së Kosovës është rrethuar nga zyrtarë policor të cilët po mbikëqyrin protestën e organizuar nga punëtorët e Telekomit të Kosovës.

Në protestë po marrin një numër i madh i punëtorëve të Telekomit të Kosovës.

Sipas Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit të Kosovës, protesta do të vazhdoj ende.

Pjesë e protestës është parë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Salih Zyba.

 


Punëtorët e Telekomit ende nuk i kanë marrë pagat e muajit tetor.

Punëtorët e Telekomit kanë paralajmëruar edhe më herët protesta e greva nëse Qeveria e Kosovës nuk ndërmerr asnjë hap për të zhbllokuar llogaritë dhe kthimin e mjeteve në llogarinë e Telekomit, të cilat janë bllokuar e tërhequr nga kompania “Dardafon”, kompania amë e Z-Mobile, si pasojë e borxhit ndaj saj.