Protesta e përhershme e Pranvera Sharanit kundër pelegrinëve serbë në Gjakovë

Çdo vit, mëngjesi i 6 janarit e gjen Pranvera Sharanin nga Gjakova para derës së kishës ortodokse në këtë qytet me një pankartë në duar.

Në këtë pankartë, ajo ka stampuar portretet e gjashtë burrave të Gjakovës të cilët u morën nga forcat serbe më 6 maj të vitit 1999 për të mos u kthyer më kurrë në familjet e tyre.

Pranvera thotë se mbetjet mortore të burrit, kunetërve dhe djemtë e kunatit u kthyen vit pas viti pasi ato u gjetën nëpër varreza masive në Serbi.

Ajo thotë se ka dorëzuar kallëzime penale ndaj të dyshuarve për vrasjen e të afërmve të saj dhe pret nga drejtësia që të veprojë.

Pranvera Sharani, Gjakovë. Foto: Kallxo.com

“Çdo herë kam qenë aktive në protesta dhe gjithmonë do protestoj kundër serbëve, sepse s’kanë çka me ardhë mo ktu”, tha ajo të hënën në mëngjes përderisa iu bashkua një grupi të qytetarëve të Gjakovës në protestën e radhës kundër ardhjes së pelegrinëve serbë në kishën e qytetit për ë marrë pjesë në liturgjinë e Krishtlindjeve ortodokse.

Protesta zgjati rreth një orë ndërsa Policia tha nuk kishte pasur ndonjë paralajmërim për ardhjen e këtyre pelegrinëve.

“Po protestoj për gjakun e tyre dhe të tjerëve që ende janë të pagjetur”, tha Pranvera Sharani.

Mesazhi prekës i nënës nga Gjakova për politikën