Protesta e PD-së në Tiranë, tre policë pësojnë lëndime 

Policia e Shqipërisë njofton se janë lënduar tre punonjës së Policisë së Shtetit si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike gjatë protestës së thirrur nga Partia Demokratike në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Sipas tyre, një efektive ka pësuar dëmtime në sy, ndërsa dy punonjës të tjerë kanë pësuar lëndime në fytyrë dhe në dorë. 

 Policia e Shqipërisë, përmes një njoftimi thotë se të lënduarit janë shoqëruar menjëherë për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital dhe se ndodhen nën kujdesin e mjekëve. 

Ndërkaq, thuhet se shërbimet e Policisë po grumbullojnë të gjitha provat dhe pamjet filmike, për të identifikuar autorët që dëmtuan punonjësit e Policisë. 

“Drejtori i DVP Tiranë, Drejtues Elton Alushi, dhe Zëvendësdrejtori i Rendit kanë vizituar punonjësit e lënduar në ambientet e spitalit, duke u siguruar që ata të marrin çdo ndihmë të nevojshme, në bashkëpunim me stafin mjekësor”- thekson Policia e Shqipërisë,, sot më 08.02.2025.