Situata në Bërnjak, 06.09.2024, Foto: Florinda Kelmendi/KALLXO.com
Protesta e paralajmëruar nga qytetarët serbë në pikën kufitare në Bërnjak nuk ka filluar
Situatë e qetë është aktualisht në pikën kufitare në Bërnjak.
Ora është afro 19:00 dhe protesta e palajmëruar nga qytetarët serbët nuk ka filluar.
Protestat janë paralajmëruar edhe në pikat kufitare në Jarinjë, Merdarë dhe në Kullë.
Thirrja për këto protesta lidhet me mbylljen e strukturave paralele si dhe me kërkesën për largimin e forcave serbe nga veriu i Mitrovicës.
Aktualisht në këtë pikë po kalojnë lirshëm automjetet. Forca të KFOR-it dhe Eulex-it nuk janë të pranishme në afërsi të kësaj pike.
Vendkalimet Bërnjak, Jarinjë, Merdarë nga ana e Serbisë qendrore dhe vendkalimi Kullë në rrugën Pejë-Rozhajë nga ana e Malit të Zi – janë pikat për të cilat është njoftuar se të njëjtat do të bllokohen nga grupe të ndryshme të qytetarëve serbë.
Kjo protestë është thirurr tash e disa ditë përmes rrjetit social “Telegram.” Aty është bërë thirrje vazhdimisht për pjesëmarrje në këto protesta për të bllokuar pikat kufitare nga Serbia me Kosovën.
Kërkesa e tyre është që institucionet që janë mbyllur në Kosovë si të dyshuara për punë si struktura paralele serbe t’u rikthehen qytetarëve serbë, por edhe objekte të tjera që janë mbyllur tashmë e që kanë funksionuar si posta apo banka serbe.