Ilustrim, Foto: KALLXO.com

Propozohet që të mos përfshihen në programe të subvencionimit pronarët që djegin tokat e tyre

Verën e 2024-tës po e karakterizojnë temperaturat e larta dhe rreziku për shfaqjen e zjarreve dhe përhapjen e tyre është potencial sipas Policisë së Kosovës.

Për këtë arsye, Policia organizoi takim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Në takim u diskutua mundësia ligjore e sanksionimit me mospërfshirje në programe të subvencionimit të pronarëve që djegin tokat e tyre.

“Autoritetet apelojnë tek të gjithë qytetarët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe tokësore-hamullore, etj, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarr-vënie, pasi do të përballen me pasojat ligjore” – thuhet mes tjerash në komunikatë.

Për çdo rast të zjarrit, apelohet që të njoftohen numrat AME-112, Policia-192, dhe Zjarrfikësit-193.