Shpend Ahmeti - Kryetar i Prishtinës - FCB

Propozimi i Shpend Ahmetit: 50 euro për çdo qytetar të Prishtinës të infektuar me COVID-19

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka propozuar që çdo qytetari të Prishtinës të konfirmuar me COVID-19, bazuar në listat e IKSHPK-së, të subvencionohet me 50 euro.

Sipas Ahmetit, kjo shumë do të jetë në emër të shpenzimeve shëndetësore, jashta shërbimeve të ofruara nga sistemi shëndetësor.

Këtë propozim thotë se do ta dërgojnë këto ditë në Kuvendin Komunal, duke shpresuar që të marrë mbështetjen e asamblistëve të subjekteve tjera politike.

“Këto ditë do ta dërgojmë propozimin në Kuvendin Komunal që çdo qytetari të Prishtinës (zyrtarisht në regjistrin civil) që është i konfirmuar me Corona në listat e IKSHP të subvencionohet me 50 (pesëdhjetë) Euro në emër të shpenzimeve shëndetësore, jashta shërbimeve të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor.  E dijmë që është shumë modeste, por këto janë kapacitetet e Komunës tonë.  Shpresojmë që qeveria të shtojë subvencionim të tillë për krejt qytetarët e Republikës së Kosovës.  Për modalitetet e kriteret do të ju njoftojmë me kohë.  Tashmë jemi dakorduar me partnerët e koalicionit në Pr e shpresojmë që të marrim mbështetjen e Partive politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Prishtinës”, ka shkruar i pari i Prishtinës në rrjetin social “Facebook”, të mërkurën.