Propozimi i Rrustemit për Projektligjin për Zgjedhje

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, deputeti Adnan Rrustemi në fillim të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka paraqitur propozimin e Komisionit para Kuvendit të Kosovës.

“Komisioni për Legjislacion në mbledhjen e mbajtur sot e shqyrtoi projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme, dhe vendosi që Kuvendit të i’a paraqes këtë propozim-vendim. Shqyrtimi i parë dhe shqyrtimi i dytë për projektligjin për zgjedhje, të bëhet me procedurë të përshpejtuar, shmangie nga afatet procedurale”, ka thënë Rrustemi.

Sipas Rrustemit, Komisioni ka propozuar që shqyrtimi i parë i projektligjit bëhet në seancën e cila po mbahet sot, ndërsa pas miratimit në shqyrtim të parë, mund t’i adresohen komisionit funskional më 3 prill në orë 9:00, ndërsa deri më 3 prill në ora 10:00, komisioni ta shqyrtoj projektligjin.

Para pak minutave ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.

Fillon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës