Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Propozimi i kandidatit Blakaj për zhvillimin e bujtinave në bjeshkët e Istogut

Kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e Iniciativës Qytetare Bashkë për Istogun, Idriz Blakaj, ka thënë se bujtinat në bjeshkët e Istogut kanë nevojë për rrymë dhe ujë.

Ai në Debat Pernime ka dhënë propozimin se si të sigurohet rryma.

“Ka bujtina të mjaftueshme që i kanë ndërtuar qytetarët për mysafirët që e vizitojnë atë pjesë, por ka nevojë që të sigurohet rryma, më së liri kushton përmes paneleve solare që komuna mund të ndihmojë në atë aspekt. Duhet të sigurohet edhe uji, pasi është problemi kryesor në atë pjesë”, tha ai.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Istogut diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.
Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Istogut, Agron Avdijaj nga LVV; Ali Nimanaj nga PDK; Bekë Berisha nga AAK; Idriz Blakaj nga IBI; Ilir Ferati nga LDK.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Istogut: Delvina Sylaj nga LDK; Fjoralba Raci nga LVV; Jehonë Mehmetukaj nga AAK dhe Lirije Demiri-Sadikaj nga PDK.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.