Propozimi i deputetes Hykmete Bajrami për t'u ndalur greva

Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami ka dalë me një propozim për SBASHK-un dhe Qeverinë që të ndalet greva.

Deputetja e LDK-së i ka rekomanduar SBASHK-ut të pranojë ofertën e Qeverisë për shtesën prej 50 euro, por kjo shtesë të vazhdojë deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Ajo rekomandon që më 1 janar të vitit 2023, të fillojë implementimi i Ligjit të Pagat. Në rast se nuk hyn në fuqi ky ligj, Bajrami thotë që të planifikohet buxhet që shtesa prej 50 euro të vazhdojë deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji.

Njëherësh ish-ministrja e Financave, ka kërkuar nga Qeveria të mos zbatoj ndëshkime në paga, për muajin shtator.

“I rekomandoj Qeverisë t’i pranoj këto kërkesa.  Shkollat dhe çerdhet të hapën të hënën” – ka shkruar deputetja Hykmete Bajrami në rrjetin social “Facebook”.

Sot janë bërë një muaj që kur ka filluar greva e përgjithshme në sektorin publik.

Deri tani ende nuk është arritur një marrëveshje mes Qeverisë dhe SBAShK-ut.