Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Propozimet e PDK-së për Pakon për Rimëkëmbjen Ekonomike

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj tha se partia e tij do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për miratimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Hoxhaj ka prezantuar amandamentet që i ka propozuar kjo parti në mënyrë që ta votojnë Pakon për Rimëkëmbjen Ekonomike.

  1. Të themelohet një fond i veçantë, i cili do të shërbejë për t’i paguar të gjithë të punësuarit në sektorin privat, që kanë humbur vendet e tyre të punës si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Pra, të gjithë punëtorët e sektorit privat të regjistruar si të pa punë, e që kanë qenë në marrëdhënie pune deri në Shtator 2020, por që nga muaji tetor 2020 janë liruar nga punëdhënësi si pasojë e ndikimit të COVID -19, do të paguhen nga ana e Qeverisë së paku tre deri në katër muaj përkatës me nga 300 euro në muaj.
  1. Të themelohet granti në shumë prej 200 milionë euro, për ndihmë direkte financiare bizneseve të cilat kanë vështirësi të funksionimit si rezultat i ndikimit të COVID-19. Këto mjete të grantit do t’i shpërndahen të gjitha bizneseve sipas kritereve dhe kushteve të caktuara nga ana e një Komisionit të posaçëm i cili do të themelohet ekskluzivisht për këtë çështje nga ana e Qeverisë së Kosovës, të cilat dëshmojnë se e kanë të vështirë zhvillimin e afarizmit si pasojë e ndikimit të COVID -19.
  1. Të gjithë qytetarët që kanë kontribuar në Trustin Pensional të Kosovës deri në shumën 10 mijë Euro, në rast të tërheqjes së shumës 10 % (dhjetë për qind) nga ana e tyre, Qeveria e Kosovës do ta kompensoj tek TRUST-i Brenda pesë viteve të ardhshme në mënyrë që ata qytetarë t’i kenë mjetet e tyre për moshën e pleqërisë.
  2. Qeveria e Kosovës duhet të liroj nga TVSH-ja lëndën e parë e cila prodhohet nga bizneset kosovare, pavarësisht a eksportohet jashtë vendit apo jo.
  3. Dhe në fund, por jo nga rëndësia, me qëllim të rritjes së transparencës dhe për ta përcjell efektin e këtyre masave, PDK kërkon që të njëjtat të jenë të specifikuara qartë në kuadër të ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2021.

Dorëzohet PDK, paralajmëron votimin e Ligjit për rimëkëmbje