Selia e BDI-së - Foto: Rtv21

Propozimet e BDI-së për ministra

Bashkimi Demokratik për Integrim në Qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut do të udhëheqë me 6 ministri.

Këtë e konfirmoi kryetari i BDI-së, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së.

Bëhet fjalë për: Ministrinë e Financave – Fatmir Besimi,

Ministria e Punëve të Jashtme – Bujar Osmani,

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini,

Ministria e Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi,

Ministria e Sistemit Politik dhe zëvendëskryeministër –Artan Grubi,

Ndërsa për Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës do të vendoset pas disa konsultimeve./21Media