Shaban Shabani. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pronat e fshatit Pllajnik të Dragashit të paregjistruara në kadastër

Fshati i Opojës i cili gjendet në kufi me Maqedoninë e Veriut nga viti 1981 nuk figuron si pjesë e hartës katastrale. Kështu, banorët e këtij fshati nuk mund të marrin subvencione nga Komuna e Dragashit.

Abaz Qengaj, banor i fshatit ka pyetur kryetarin se kur do të mund të marrin subvencione në bujqësi.

Kryetari i Komunës, Shaban Shabani, në emisionin “Jeta në Komunë” ka dhënë detaje se pse kjo zonë u la jashtë hartës.

“Fshati Pllajnik nga viti 1981 ka pasur një lloj konteksti me fshatin tjetër, kur është bërë regjistrimin e pronave. Regjistrimi i pronave mund të bëhet por nuk ka një gatishmëri të qytetareve sepse dojn me përfshi edhe bjeshkën, ajo pjesë është edhe park nacional. “Nuk marrin subvencione sepse nuk e kanë pronën e regjistruar”, deklaroi ai.